Çaste më parë Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq ka arritur në aeroportin ndërkombëtarë të Prishtinës ‘Adem Jashari’. Deri sa aty në pritje i ka dalë zëvendëskryeministri i vendit Fatmir Limaj, kreu i shtetit së bashku me zyrtarët tjerë qeveritar ka bërë përgatitjet e pritjes së tij në qeveri.
Reporteri i “Gazeta Blic” i cili ndodhet pran objektit të Qeverisës së Kosovës, bën të ditur se ceremonia e pritjes së kryeministrit malazez po bëhet nga pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Pas takimit ndërmjet krerëve të dy shteteve, kryeministrit Haradinaj dhe homologut të tij malazez do të mbahet një konferencë e përbashkët për media.