Kjo është rezoluta që u votuan më 2015 për migrimet ilagale

Në vitin 2015 deputetët e Kuvendit të Kosovës kishin nxjerr një rezolutë që përmes saj synonin ndalje e migimit të qytetarëve të Kosovës drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Në fund të vitit 2014 dhe në fillim të vitit 2015 mbi 67 mijë qytetarë kishin lëshuar Kosovën duke tentuar të gjejnë një jetë më të mirë.

Me kërkesë të AAK-së asokohe në opozitë e që qeveria drejtohej nga Isa Mustafa ishte votuar në Kuvend rezoluta prej 17 pikave.

Gazeta Blic ju sjell rezolutën që në në fillim të shkurtit të vitit 2015 ishte votuar në Kuvendin e Kosovës.

Këto janë disa nga pikat që përmban rezoluta.

Rezolutë për pengimin e migrimit ilegal të qytetarëve të Kosovës.

Këto janë disa nga 17 pikat :

1 Angazhim më i madh i Qeverisë së Republikës së Kosovës në zhvillimin ekonomik, me theks të veçantë shtimin e vedeve të reja të punës

2 Krijimi i fondit për pengimin e migrimit illegal

3 Ndyshimi i politikave fiskale në përpuethshmëri të plotë me kërkesat e kamotshme të bizneseve dhe lirimi i lëndes së parë nga taksa doganore dhe pagesa e brendshme e TVSH-së e jo në kufi, enda pa filluar përpunimi i malli, ashtu që të rritet konkurenca e prodhimeve vendore kundrejt ayre të importuara , më ç’rast do të shtohen vendet e punës

4 Krijimi i mënjehershëm i lehtësirave doganore në përpuethshmëri me rekomandimet e Komisionit Evropian të datës 22 tetor 2014 nga RAPORR FINAL në përkrahje për Bordin e Pavarur të Kosovës për Shqyrtime në fushën e doganave dhe akcizave

5 Të anulohet mënjeherë udhëzimi administrative (QKR) nr 04/2014 për përcaktimin e kostos së shpenzimeve të trasportit të mallrave të importuara , i cili udhëzim është në kundërshtim të plotë me ekonomin e tregut

6 Krijimi i mënjehershëm i lehtësirave doganore , tatimore dhe administrative për të gjithë ata të cilët hapin me tepër se 10 vende të reja të punës.

E një rezolutë për ndalimin e ikjeve ilegale të shtetasve të Kosovës po e kërkon edhe Lidhja Demokratike Kosovës në seancën që po mbahet aktualisht.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme