Kjo ishte marrëveshja midis Albin Kurtit dhe Shpend Ahmetit

Situata e rëndë politike, ekonomike dhe sociale në vend, dhe posaçërisht dinamika e ngjarjeve që nga 12 dhjetori kanë shfaqur nevojën e mobilizimit dhe bashkimit të forcave politike që për synim kanë ndryshimin rrënjësor aq shumë të nevojshëm për Kosovën. Duke parë që e ardhmja e Kosovës është në rrezik, VETËVENDOSJE! dhe FER kanë vendosur që të bashkohen për të ndalur këtë rrënim politik, ekonomik, e social.

VETËVENDOSJE! dhe FER kanë arritur marrëveshje për:

a.     Planin Qeverisës

•    I bazuar në vijat programore të VETËVENDOSJE! dhe FER-it të publikuara më herët

•    Plan i cili tregon qartas rrugën që do ndjek ky bashkim forcash që nga dita e parë në pushtet drejt përmirësimit të mirëqenies së secilit qytetar të Kosovës

•    Për synim ka zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përmes rritjes së investimeve, rritjes së prodhimtarisë vendore dhe politikave tjera që krijojnë vende të punës

•    Plan i cili mbron interesat dhe pasuritë strategjike të Kosovës për të mirën e Kosovës dhe i vë ato në funksion të interesit të popullit të Kosovës.

b.     Hartimin e Kushtetutës së Re të Republikës së Kosovës

–    Kushtetutë e bazuar në vullnetin e popullit të Kosovës dhe ku sovrani është populli i Kosovës

–    Kushtetutë që nuk ka dokument tjetër përmbi të

–    Kushtetutë e diskutuar publikisht dhe e miratuar në referendum

–    Kushtetutë që Kosovën e kthen në një shtet funksional

c.    Decentralizim në baza qytetare e jo në baza etnike

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme