Portieri i Lazios, Thomas Strakosha shkëlqeu me pritjet e penalltive.
Thomas Strakosha ishte hero i Lazios në fitoren ndaj Interit pas penalltive në çerekfinalen e Kupës së Italisë.
Portieri shqiptar priti dy penallti nga Lautaro Martinez dhe Radja Nainggolan duke ndihmuar skuadrën e tij të kualifikohet në gjysmëfinale, përcjell lajmi.net.
Shikojini golat e rezultat 1:1 në kohën e rregullt dhe komplet penalltitë e ballafaqimit, përfshirë dy pritjet nga Strakosha. /Lajmi.net/