Kjo ishte thirrja e atentatorit në Paris para se të sulej me çekiç e thika mbi policët

Atentatori i Notre Dame që sulmoi sot policët dhe më pas u plagos nga ata, ka deklaruar se është “ushtar i Kalifatit”, i ISIS.

 

Kështu raporton BFM TV duke cituar burime nga grupi hetimore.

Agresori, një burrë me origjinë algjeriane me çekiçë e dy thika në duar ka bërtitur para sulmit “E bëj për Sirinë” dhe më pas ka qëlluar një agjent të policisë.

Policia ka kontrolluar gjithë zonën në qendër të Parisit në kërkim të bashkëpunëtorëve të mundshëm të atentatorit, i cili u plagos në këmbë nga policia për ta neutralizuar.

900 persona mbetën të bllokuar për një orë në katedralen e Notre Dame pas sulmit, për shkak të frikës për një sulm të dytë.

Ministri i Brendshëm i Francës Gèrard Collomb ka komentuar i shqetësuar situatën.

“Bëhet fjalë për një qen të zgjidhur dhe ka vepruar i vetëm.

Duhet të kuptojmë se ky është një terrorizëm i ri dhe mund të godasë këdo”, deklaroi ai.

Autoritetet ndërkohë thonë se agjenti i policisë i plagosur është goditur në kokë por nuk është në gjendje të rëndë.

Kolegu i tij i është përgjigjur menjëherë sulmit duke qëlluar agresorin, identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme