Klodian Duro emërohet zyrtarisht trajner i Gjilanit

Gjilani e emëron zyrtarisht trajnerin e ri, Klodian Duron.

SC Gjilani ka emëruar edhe zyrtarisht kryetrajnerin e ri të skuadrës, trajnerin shqiptar Klodian Duron.

Drejtuesit kuqebardhë dhe trajneri 45-vjeçar kanë gjetur akordin për të filluar bashkëpunimin për edicionin 2023/24, shkruan lajmi.net.

“Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e trajnerit Klodian Duro. Duro vjen me një eksperiencë si trajner i disa klubeve në kampionatin elitar të Kosovës dhe atë të Shqipërisë. Të gjithë në SC Gjilani urojnë shefin e ri të shtabit teknik, duke i dëshiruar shumë sukses në periudhën që pason, duke nisur nga garat ndërkombëtare” – thuhet në komunikatën e klubit gjilanas.

Klodian Duro ka eksperiencë në disa prej klubeve elitare të Shqipërisë dhe Kosovës.

Duro karrierë në Kosovë ka bërë pak vite më parë te Feronikeli.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme