KMDLNj i reagon ashpër Borell-it: Po ndan drejtësi sipas ligjeve të car Dushanit

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar pas deklarimeve të shefit të diplomacisë evropiane për tërheqjen e njësive speciale nga veriu i Kosovës, duke thënë se Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak po sillen si emisarë të Vuçiqit se sa që janë lehtësues të BE-së.

Pas ngjarjeve të fundit në veri kur Qeveria e Kosovës vendosi reciprocitet për targa të automjeteve që hyjnë nga Serbia dhe kur strukturat kriminale që e mbajnë gjendjen e tensionuar që nga përfundimi i luftës, Borelli dhe Lajçak, në vend se të ofrojnë neutralitet ata po mundohen të imponojnë arbitraritet. Madje , Borrelli në mënyrë ultimative urdhëroi që të tërhiqet Njësia Speciale së Kosovës dhe të largohen barrikadat thuaja se edhe këto janë vendosur nga Qeveria e Kosovës, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

Borrelli dhe Lajçak janë lehtësues për Serbinë dhe shtrëngues për Kosovën në bisedimet për normalizim të marrëdhënieve midis dy shteteve. Pas ngjarjeve të fundit në Veri të Kosovës kur Qeveria e Kosovës vendosi reciprocitet për targa të automjeteve që hyjnë nga Serbia dhe kur strukturat kriminale që e mbajnë gjendjen e tensionuar që nga përfundimi i luftës, Borelli dhe Lajçak, në vend se të ofrojnë neutralitet ata po mundohen të imponojnë arbitraritet. Madje, Borrelli në mënyrë ultimative urdhëroi që të tërhiqet Njësia Speciale e Policisë së Kosovës dhe të largohen barrikadat thuaja se edhe këto janë vendosur nga Qeveria e Kosovës. Ekstremistët dhe kriminelët serbë, të shtytur dhe të përkrahur 100% nga Serbia përveç se që kanë bllokuar rrugët drejt pikave kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, kanë shkatërruar pasurinë shtetërore duke ua futur zjarrin qendrave për regjistrim të automjeteve në Zubin Potok dhe Zveçan. Pjesë aktive e bllokimit të rrugëve, përkrahjes së protestave të kundërligjshme ishin deputetë të Listës Serbe, të udhëhequra nga Goran Rakiq i cili, në mënyrën më të paskrupullt dezinformoi opinionin për kinse dhunë ndaj protestuesve serbë nga Policia Speciale e Kosovës.

KMDLNj vlerëson se detyrim i Policisë së Kosovës ka qenë t’i largojë pengesat nga rruga që të krijojë kushte për liri të lëvizjes për të gjithë. Nëse situata kthehet në pikën zero dhe nëse nuk ndërmerren masa ndaj bllokuesve të rrugës si dhe ndaj atyre që bënë vepra kriminale ndaj institucioneve të Kosovës si edhe ndaj atyre që i përkrahën në mënyrë aktive e që paguhen nga taksat e qytetarëve të Kosovës, atëherë ç’ kuptim kishte dërgimi i Njësive Speciale të Kosovës. Në fakt po del se Policët Specialë të Kosovës po e luajnë rolin e inkasantëve të Prishtina Parkingut. Kosova, thuaja pa Ministri për Punë të Jashtme, pa përfaqësim diplomatik në shumë shtete të botës, me një opozitë që në vend se menjëherë të radhitet pas Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Kurti e jo të sillet aq oportuniste, për një çështje që ka shumë të drejtë si ishte kjo e reciprocitetit, si e drejtë sovrane e çdo shteti të pavarur, ka rënë në pozitën e lypësit duke kërkuar që: “miqtë ndërkombëtarë të bëjnë presion te Serbia që të heqë barrikadat e që janë në territorin e Kosovës…!!!!!Në vend që të ketë mobilizim të përgjithshëm, jo për të sulmuar të tjerët por për të mbrojtur të drejtat tona, nga përçarja dhe terpia për pushtet e diskredituam skajshmërisht Policinë e Kosovës! KMDLNj mendon se situata në veri aktualisht po e favorizon shumë Serbinë ndërsa deklarata se: “nuk mund të dërgohet Policia Speciale aty ku është KFOR-i paraqet noterizim të presionit që i bëhet palës më të dobët e që është Kosova sikur që është inkurajim për forcat kriminale – terroriste serbe se për veprime kriminale nuk do të ndëshkohen, madje as me masa disiplinore. Borrell dhe Lajçak nuk janë të paanshëm, por më shumë sillen si emisarë të Vuçiqit, kriminelit të luftës se sa që janë lehtësues të BE -së. KMDLNj , edhe më parë ka deklaruar që taksa, ose duhet të hiqet nga dy shtetet ose duhet të zbatohet në mënyrë të barabartë. KMDLNj është që kjo taksë të hiqet krejtësisht nga dy shtetet kurse në Kosovë duhet të jenë të vlefshme vetëm targat RKS. Në gjithë këtë kaos të organizuar, është fat që nuk ka viktima në njerëz.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme