“Koalicion gjithëpërfshirës” në krye të dialogut me Serbinë!

Qeveria nuk ka arritur t’i bindë qytetarët se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk do të jetë pushtet i tretë në Kosovë.

Kosovarët mendojnë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të ketë kompetenca ekzekutive, raporton KTV.

Ndërkohë, të pyetur se nga kush duhet të udhëhiqet dialogu me Serbinë në të ardhmen, rreth gjysma e qytetarëve mendojnë se dialogun duhet ta udhëheqë një koalicion gjithëpërfshirës.

84 për qind e qytetarëve kanë kërkuar që çështja e të pagjeturve të diskutohet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, të ngrihet çështja e krimeve të luftës dhe dëmshpërblimit, të kthehet fondi pensional i grabitur nga Serbia dhe në fund shteti fqinj ta njohë shtetësinë e Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme