Koalicion i partive opozitare serbe përballë Listës Serbe në zgjedhje

Përfaqësues të partive opozitare serbe (Rada Trajkoviq, Aleksandër Jabllanoviq, Nenad Rashiq, Nenad Radosavleviq, Dragisha Miriq, Ksenija Bozhoviq dhe Marko Jakshiq) sipas medieve lokale serbe në veri të Mitrovicës do të formojnë koalicion me synimin për ta mposhtur Listën Serbe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Jo vetëm disa nga subjektet politike shqiptare të Kosovës janë duke u përpjekur të bëjnë koalicione parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme nacionale, që do të mbahen në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit të këtij viti, pas shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës që do të ndodhë më 22 gusht 2019. Mediet lokale serbe në veri të Mitrovicës, më saktësisht “Kossev”, kanë siguruar të dhëna për përgatitjet që janë duke i bërë subjektet opozitare serbe në veri dhe në jug për të formuar një koalicion parazgjedhor, me synimin që ta mposhtin Listën Serbe, e cila kryekëput i mbron interesat e shtetit të Serbisë, shkruan gazeta “Zëri”.

Partitë opozitare serbe janë zotuar se të bashkuara do të arrijnë ta mundin Listën Serbe dhe në këtë mënyrë t’i mbrojnë interesat e serbëve të Kosovës. Madje sipas “Kossev”-it, koalicioni i partive opozitare serbe mund të formohet të hënën, pasi është caktuar një takim në mes të krerëve të subjekteve politike serbe në Graçanicë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme