Demarkacioni nuk do të dërgohet as këtë javë në Kuvend. Shkak për këtë është mungesa e votave. Pozita duket të ketë hequr dorë nga votat e Listës Serbe, dhe po mundohet të bind deputetët opozitarë nga krahu anti-Kurti i Vetëvendosjes.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë pas mbledhjes së sotme të Kryesisë se sa i përket caktimit të seancës për Demarkacionin po presin të ketë konsensus pasi siç tha ai iu nevojiten edhe disa vota.
“Shumë shpejt presim reflektimin edhe të kolegëve opozitar, ka shenja të mira. Është në interes të qytetarëve dhe presim që shumë shpejt të kemi zgjidhje. Po dihet konsensus na duhet, edhe disa vota”, ka thënë ai.
Veseli njëherit bëri me dije se gjatë mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit është vendosur që javën e ardhshme të mbahen tre seanca.