Kështu tha për Radio Kosovën, deputeti i PDK-së Elmi Reqica. Madje siaps tij koalicioni qeverisës është shumë afër sigurimit të votave të mjaftueshme për ratifikimin e Demarkacionit.
Ratifikimi i vijës kufitare me Malin e Zi do të bëhet këtë javë, meqë koalicioni qeverisës tanimë është shumë afër për të siguruar votat e mjaftueshme. Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reqica u shpeh se të gjithë liderët partiakë e institucionalë janë duke bërë punë intensive që Demarkacioni të votohet këtë javë.Image result for elmi reqica
“Jemi duke punuar intensivisht edhe liderët partiakë, edhe institucionalë edhe deputetët veç e veç për këtë javë të sigurohen votat për ta votuar demarkacionin me Malin e Zi, gjegjësist për ta ratifikuar marrëveshjen. Besoj se jemi shumë afër për t’i sigurauar votat”, tha ai.
Ndërkaq, analisti, Rrahman Paçarizi konsideron se në këtë frymë politike të bojkotimit të senacave të kuvendit nga deputetët, jo vetëm Demarkacioni po asnjë nga ligjet, madje as ato më të thjeshtat nuk do të mund të procedohen për shqyrtim dhe kjo mund të ketë pasoja të mëdha për vendin.
“Me këtë klasë politike kaq të papërgjegjshme jo vetëm Demarkacioni por asnjë çështje e rëndësishmë nuk do të mund të kalojë apo do të kalojë me pasoja të paparashikueshme për të ardhmen e vendit”, tha ai.
Ndërkaq sa i përket deklaratave të shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti se legjislatura aktuale e Kuvendit të Kosovës duhet të shpërbëhet, analisti Paçarizi tha se ato deklarata bëhen për konsum të brendshëm dhe janë jo serioze. Ai shtoi se të gjithë deputetët e kuvendit përfshi pozitë e opozitë janë të papërgjegjshëm në raport me detyrat dhe qytetarët e vendit.
“Është e paparanueshme që interesat politike ti aktivizojnë, ti mobiziojnë kaq skajshmërisht në raport me interesin e shtetit dhe të qytetarëve të Kosovës. Prandaj, deklaratat e zotit Hoti duhen trajtuar të tilla çarë janë, deklarata për konsum të brendshëm”, tha ai.
Megjithatë, mbetet të shihet nëse Kuvendi i Kosovës do të thërrasë seancë për ratifikimin e Demarkacionit gjatë kësaj jave.