Kodi Penal, 1 vit nga ndryshimet që amnistuan zyrtarët

Një vit nga hyrja në fuqi e ndryshimeve në Kodin Penal, dispozita lehtësuese të cilat çuan në vjetërsimin e shumë lëndëve penale kundër ish funksionarëve të dyshuar për korrupsion dhe shpërdorim me detyrën zyrtare. Këto ndryshime në çdo raport të institucioneve ndërkombëtarë u cilësuan si fundosja e sistemit të drejtësisë, duke lënë pasoja juridike dhe kosto të lartë financiare për shtetin. Më së shumti u prekën ish lëndët e Prokurorisë Speciale Publike, ndërsa u amnistuan nga shumë vepra: Sasho Mijallkov, Nikolla Gruevski dhe Mile Janakievski. Qeveria aktuale por edhe formati i kaluar premtuan zgjidhje të re duke iu referuar rikthimit të dispozitave për shpërdorim me detyrën zyrtare dhe dëmin ndaj buxhetit të shtetit, por as Qeveria e kaluar dhe as formati aktual deri tani nuk kanë ndërmarrë asgjë. Së fundi, ministri i Drejtësisë, Igor Filkov tha se është duke u punuar në versionin e ri të Kodit Penal në të cilin do të kthehen dispozitat të cilat i abrogoi Qeveria e kaluar LSDM-BDI. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme