Kokëdhima mbetet jashtë dyerve të kryesisë së PS

20 Shtator 2016 / E Marte / 09:45

Ish-deputeti Koço Kokëdhima nuk ka qenë pjesë e mbledhjes së djeshme të Kryesisë së Partisë Socialiste ndonëse ai ende mban postin e Sekretarit për Reformën Strukturore dhe Emigracionin.
Ai nuk ishte vënë në dijeni për mbledhjen dhe këtë e konfirmoi për ‘News24’:

“Nuk kam marrë asnjë njoftim për mbledhje”.

Kryesia e PS u mblodh në orën 18:00 të hënën që e lëm pas, për të diskutuar projektligjet që u dërguan në Kuvend ditën e enjte.

Ndërkohë, e pyetur dhe zëdhënësja e Kryesisë së PS, Elisa Spiropali, theksoi se ajo eshte nje mbledhje periodike dhe njoftimet bëhen nga kryetari.

” Nuk mund të them se pse zoti Koço Kokëdhima nuk vjen”, tha Spiropali për ‘Balkanweb’