Me këtë rast Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim komandantin suprem te NATO-s për Evropë, Gjeneralin Curtis Scaparrotti, i cili shoqërohet nga komandanti i KFOR-it, Gjeneral Majori Giovanni Fungo
Gjatë vizitës zyrtare të gjeneral Scaparrotti zhvillon edhe një vizitë në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës ku do të pritet nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.
Orkestra frymore e FSK-së do të ekzekutoj Himnin e NATO-s si dhe Himnin shtetëror të Republikës së Kosovës.