Komandant Nasimi bleu veç 220 hektarë tokë nga privatizimi

Përveç, Ramush Haradinajt, edhe një komandant tjetër i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka blerë tokë të shtetit nga Agjencia e Kosovës për Privatizim.

Bëhet fjalë për kushëririn e Ramushit, Nasim Haradinajn, i cili në deklarimin e pasurisë së tij tregon se vitin 2004 ka blerë 220 hektarë tokë nga privatizimi.

Këta hektarë tokë, Haradinaj i ka deklaruar tek pjesa e pasurisë së paluajtshme me vlerë prej 3 milionë e 300 mijë euro.

Megjithatë kjo nuk dihet nëse është vlera me të cilën Haradinaj ka blerë tokën e shtetit, apo shuma që Nasim Haradinaj tashmë vlerëson pronën e blerë në vitin 2004.

Me vlerën e deklaruar nga Nasim Haradinaj, i bie që një ari tokë të kushtojë vetëm 150 euro.

Tokë nga privatizimi ka blerë edhe kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj.

Sipas deklarimeve të ish-shefit të AKP-së, Blerim Rexha, gjatë raportimit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, toka e shtetit është dhënë pothuajse falas.

Image

Deklarimi i pasurisë nga Nasim Haradinaj viti 2019: Burimi Agjencia Kundër Korrupsionit

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme