Kompania “Infiniti”, e cila është e lidhur drejtpërdrejt me pushtetarin prorus dhe kontrovers serb Milorad Dodik, ka fituar mbi 10 tenderë në vlerë prej 1.5 milionë euro, ndërsa më të madhin e ka fituar nga MPB-ja e Oliver Spasovskit, thonë nga VMRO-DPMNE.
Partia më e madhe opozitare ka theksuar se kjo kompani që kontrollohet nga njerëzit që janë në listën e zezë amerikane ka përfituar tenderë të majmë në Maqedoni.
“Ministria e Brendshme dhe “Infiniti” në janar të këtij viti kanë nënshkruar marrëveshjen për blerjen e kompjuterëve në vlerë prej 1 milion euro. Kjo rrezikon sektorin e sigurisë në Maqedoni, veçanërisht duke pasur parasysh se kompania është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara.
Është e qartë se Spasovski nuk zvarritet për mashtrimet e MPB-së, të cilat janë skandaloze.
Në fakt miza nuk i zvarritet as për metastazën e krimit në Maqedoni. Vetëm në këto 60 ditë që është rizgjedhur ministër i Brendshëm, nuk merr gjë tjetër veç marrëveshjeve të dyshimta. Në Shkup gjatë këtyre 60 ditëve kanë ndodhur 50 grabitje, ndërsa në gjithë Maqedoninë ka 3500 ngjarje kriminale. “Krimi mbretëron dhe çfarëdo që të ndodhë kur mafia është në pushtet në vend”, thuhet në një deklaratë të partisë.