Drejt Gjermanisë është nisur sot ish-kryeministri Mustafa, ku në një qendër të specializuar rehabilituese do të trajtohet nga pasojat që i la gripi.
Ditë më parë, ish-kryeministri i vendit nisi trajtimin në Spitalin Amerikan, institucion privat, i cili sot nëpërmjet një njoftimi zyrtar thotë se Mustafa ka simptoma të lodhjes, plogështisë gripale dhe dobësim të gjymtyrëve, raporton KTV.
Spitali thotë se gjendja shëndetësore e Mustafës është normalizuar, por i është rekomanduar trajtim i mëtutjeshëm fizikal.
Edhe këshilltari i tij, Besnik Berisha, ka bërë të ditur se si pasojë e gripit ka pasur disa komplikime.
Gatishmëri për t’i ndihmuar financiarisht si institucione kanë shprehur presidenti i vendit, Hashim Thaçi, dhe kryeministri Ramush Haradinaj.
Shpenzimet për tretmanin mjekësor të marrë në vend, Berisha tregon se janë mbuluar nga familja, mirëpo nuk mohon mundësinë e të kërkuarit ndihmë nga institucionet.
Jozyrtarisht është kuptuar se dyshohet që Mustafa mund të jetë prekur nga sindroma “Gijan Barre”, por spitali nuk e ka konfirmuar këtë.
Sindroma “Gijan Barre” shkakton godet sistemin imunitar dhe nervor periferik.
Kjo sëmundje shkakton dobësi të muskujve e në rastet ekstreme mund të shkaktojë edhe paralizën.