Komuna e Gjakovës ka shpallur konkursin për “Rregullimin e ambientit për vendosjen e shtatores së Fadil Hoxhës”

Ish-liderit komunist Fadil Hoxha shumë shpejt pritet t’i ndërtohet një shtatore në qytetin e tij të lindjes. Komuna e Gjakovës ka shpallur konkursin për “Rregullimin e ambientit për vendosjen e shtatores së Fadil Hoxhës”, edhe pse një gjë e tillë ka kohë që është diskutuar, madje kundërshtuar.

Një hapësirë në qendër të Gjakovës është mendur të jetë e rezervuar për një përmendore.

Siç ndodhë zakonisht shtatoret ndërtohen në kujtim të ndonjë heroi, veprimtari, por ndryshe do të jetë këtë herë. Komuna e Gjakovës do t’i ndërtojë një të tillë një kryekomunisti kosovar.

Busti i Fadil Hoxhës shumë shpejt pritet të zë vend në afërsi të kryqëzimit të rrugëve “Nëna Tereza” dhe “Ismail Qemali”, pranë hotelit “Pashtriku” në qytetin prej nga vinte Hoxha.

Ndërtimi i kësaj përmendore ishte premtuar nga Kryetarja e Komunës, Mimoza Kusari-Lila, e cila të mërkurën ka nënshkruar shpalljen e konkursit për vendosjen e kësaj shtatoreje, shkruan Gazeta Express.

“Qëllimi i konkursit është arritja gjerë te zgjidhja më e mirë ideore arkitektoniko-urbanistike, ambientale dhe artistike për „Rregullimin e ambientit për vëndosjen e shtatorës së Fadil Hoxhës“, që është lëndë e konkursit, duke përmirësuar kontekstin ekzistues urbanistik dhe gjeomorfologjik, në përputhje me standardet moderne dhe të trajtoj nevojat efiçente të energjisë”, thuhet në përshkrimin e konkursit.

Afati kohor për pranimin e projekteve është paraparë të jetë 11 maj 2017.

Ndryshe, Fadil Hoxha derisa udhëhiqte komunistët në Kosovë thuhet të ketë urdhëruar vrasjen e heroit kombëtar Shaban Polluza, 72 vite më parë. Madje, sipas shënimeve të asaj kohë, Hoxha kishte thënë se kur ishte likuiduar Shaban Polluzha ishte qetësuar Drenica.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme