Komuna e Lipjanit anulon aktivitetet për 28 nëntor

Edhe Komuna e Lipjanit e udhëhequr nga Imri Ahmeti ka marrë vendim për anulim të të gjitha aktiviteteteve të parapara për 28 nëntor, pas tragjedisë që ndodhi në Shqipëri.

Në një komunikatë për media, shkruhet se  Komuna e Lipjanit anulon aktivitetet festive në shenjë solidariteti me viktimat e tërmetit dhe familjet e tyre në Shqipëri

“Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti në shenjë solidariteti me viktimat e tërmetit në Shqipëri dhe familjet e tyre, ka anuluar të gjitha aktivitetet festive të parapara të mbahen në kuadër të shënimit të 28 nëntorit.

“E bashkëndjejmë dhembjen me qytetarët shqiptarë që humbën jetën nga pasojat e termetit. Me këtë rast shprehim ngushllime familjeve me kurajon e perballimit të kësaj humbje, e të kesaj situate. Në keto rrethana në emër të Komunës së Lipjanit, dhe në emër të të gjithë qytetarëve lipjanas shprehim ngushllime gjithë familjeve që humben më të dashurit e tyre”, tha Kryetari Imri Ahmeti”, bëhet e ditur në njoftim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme