Komuna e Strugës si fabrikë – Merko para zgjedhjeve do të punësojë 73 persona

Gazetar: Miki Trajkovski

Në bazë të numrit të të punësuarve, komuna e Strugës po shndërrohet në fabrikë. Shtatëdhjetë e tre persona të ri planifikohet t’i punësojë Ramiz Merko në vitin 2025, ndërsa nga të punësuarit aktual në administratën komunale, vetëm 8 duhet të dalin në pension, shkruan Alsat.

Me këtë numri i të punësuarve do të shkojë në 280. Nga udhëheqës sektorësh, deri në bashkëpunëtorë dhe bashkëpunëtorë të ri, këshilltarë, roje, punëtor i mirëmbajtjes së objekteve, referentë, shef i parkut shofer, janë vetëm disa nga vendet e punës.

Nasufi dyshon se punësimet e planifikuara kanë prapavijë politike, dhe janë në funksion të zgjedhjeve lokale, të cilat duhet të mbahen pikërisht vitin e ardhshëm. VMRO DPMNE thotë se Komuna e Strugës është e mbingarkuar tashmë. Ata shtojnë se administrata komunale nuk guxon të lejohet që në vend të profesionistëve të drejtohet nga vazal partiak.

“Administrata e Strugës është dy herë me numër më të madh të të punësuarve se komuna e Manastirit. Komuna e Strugës ka 280 të punësuar, ndërsa Komuna e Manastirit 140. Parashikimet e tilla joreale janë sepse kryetari i komunës së Strugës pozitën e tij e kupton vetëm si mënyrë për të punësuar sa më shumë ushtarë partiakë dhe në funksion të zgjedhjeve lokale të vitit të ardhshëm të ketë pozicionin më të mirë të mundshëm, në vend që të kujdeset për nevojat e të gjithë qytetarët që janë në vështirësi dhe heqin të zinjtë e ullirit me furnizimin me ujë, pastërtinë, infrastrukturën rrugore, deponinë”, thonë nga VMRO DPMNE – Strugë.

Planit të punësimit të Merkos iu dha drita jeshile nga shumica në këshillin e BDI-së dhe LSDM-së. Ndër punësimet e planifikuara ka edhe pozita, si bashkëpunëtor për bashkëpunim me publikun dhe mediat, bashkëpunëtor për zhvillimin dhe promovimin e gastronomisë, bashkëpunëtor i ri për aktivitete sportive dhe rekreative për persona me nevoja të veçanta, bashkëpunëtor për mirëmbajtje dhe mbështetje të portalit, bashkëpunëtor i ri për promovimin e zejtarisë dhe turizmit etj.

Për të gjitha këto vende duhet të ndahen shuma milionëshe për pagesën e pagave dhe kontributeve në nivel vjetor. E pyetëm Komunën e Strugës se sa kanë nevojë realisht për këto vende pune, por nuk morëm përgjigje./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme