Komuna e Suharekës stimulon nënat, dhuron 250 euro për çdo lindje

Komuna e Suharekës ka miratuar një vendim tejet të rëndësishëm për qytetarët e komunës. Sipas këtij vendimi nënat që lindin fëmijë në Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare në Suharekë do të subvencionohen me nga 250 euro, raporton Kosova Post.

Kryetari i Suhareks, Bali Muharremaj, në një prononcim për Kosova Post tha se vendimi i cili është marr për t’i ofruar mbështetje materiale prej 250 euro për çdo lindje.

“Sot është miratuar vendimi i cili i subvencionon lindjet të  cilat realizohen në Suharekë. Më duhet ti falenderoj të gjithë ata që e përkrahën këtë vendim. Kujdesi institucional në këtë aspekt nuk do të mungoj në të ardhmen”, tha Muharremaj, derisa i falenderoj të gjithë asambleistat që e votuan dhe e ,bështetën një inciativë të tillë.

“Dua t’i falenderoj asambleistët që e votuan dhe e mbështetën inisiativën e tillë, e cila i ndihmon sadopak familjet në mirëqenien ekonomike”, u shpreh Muharremaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme