Komuna e Tetovës: Po pastrojmë rrugët, mos dilni pa nevojë

Komuna e Tetovës njofton se komunikacioni në qytet zhvillohet lirë por në kushte dimërore.

“Janë pastruar dhe janë të kalueshme bulevardet, unazat në qytet, si dhe rrugët me prioritet dytësor. Gjithashtu janë të kalueshme edhe rrugët për në fshatrat Shipkovicë-Brodec-Veshallë-Bozofcë, si dhe hyrjet e fshatrave Rasadisht, Gajre dhe Lisec. Probleme janë paraqitur në drejtimin Sellcë-Vicë, ku për shkak të defektit të mekanizimit është angazhuar mekanizim shtesë i cili është nisur për te ky drejtim rrugor dhe brenda një ore pritet lirimi i të njëjtit. “njofton Komuna.

Komuna bën apel deri te qytetarët të mos qarkullojnë pa nevojë me automjetet e tyre, të mos hedhin dëborën në rrugë dhe të mos parkohen në mënyrë paralele në skajet e rrugëve.

“Gjithashtu për çdo nevojë dhe rast urgjence të kontaktojnë numrat e telefonit 193 – NJKTZ, 195 QMK, dhe 075 369 013.” njofton Komuna.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme