
Gazetar: Bashkim Sulejmani
Me intonimin e himnit të romëve dhe ngritjen e flamurit të komunitetit rom përpara Komunës së Tetovës, komuniteti rom sot ka festuar Ditën Botërore të Romëve.
Ata kërkuan nga pushteti lokal dhe ai qendror ndihmë në të drejtën për shkollim si dhe të drejtën për punë nëpër institucionet e shtetit sikurse komunitetet tjera.
“Ne më tepër si romë duhet të angazhohemi vetë dhe të shohim për çka kemi nevojë, por edhe shtetet ku jetojmë dhe organizatat me të cilat punojmë duhet të na përkrahin. Ne duhet ta kemi situatën si ju, të kemi qasje në punë të kemi qasje në institucione dhe kjo është një apel komunave dhe shtetit se ne jetojmë këtu dhe duam të na përkrahni pak më tepër”, deklaroi Salaetin Kryeziu Studiues i çështjes rome.
Kreu i komunës Bilall Kasami, premtoi përdorimin e gjuhës rome edhe në komunë.
“Për ne është e rëndësishme që çdo komunitet të shfrytëzoj gjuhën amëtare dhe po punojmë bashkë me njësinë e komunitetit romë që të krijojmë kushte që ky komunitet qoftë në mënyrë fakultative apo si mësim të rregullt ta mësoj gjuhen e vetë amëtare”, tha Bilall Kasami. Kryetar i Komunës së Tetovës.
Në Tetovë jetojnë mbi 50 familje rome.




