CNET-i po raporton për një telefon prototip fleksibil nga kompania TCL, i cili vjen në versionin me dy mentesha dhe e palos telefonin në tre pjesë (në formatin zigzag), ndërsa kur shpaloset shndërrohet në një tablet të madh 10-inçësh, raporton Cnet.
Telefoni ka edhe specifikime interesante, si katër kamera në pjesën e pasme, një kamerë të përparme, portin USB-C etj.
Fakti që një kompani si TCL po planifikon ta krijojë një telefon të palosshëm është një shenjë e mirë që mund të presim që teknologjia e modeleve fleksibile do të bëhet më e arritshme dhe më e lirë në të ardhmen e afërt, shkruan KOHA Ditore.
Mbetet të shihet nëse ky prototip do të shndërrohet në një produkt specifik, i cili do të dalë në shitje.