Konferencat e rralla të kryeministrit Mustafa

E shtune, 05 Nentor 2016 –  Sakte.net  /

Pak sukseseve qeverisëse Isa Mustafa dilte menjëherë në media me dikasteret përkatëse. Kreu i ekzekutivit në fillim të mandatit i ngazëllyer me punën që po bëhej premtoi që do të dilte shumë shpesh në media për të treguar se çka po bën dhe çka do të bëjë qeveria.

Doli tri herë dhe më nuk u pa. Deri para pak ditësh, kur ai në heshtje e pranojë se nuk ka ndonjë sukses të madh. Mjaftoi një lëvdatë nga Banka Botërore dhe Mustafës ia zgjoi ekzaltimin përsëri.

U shfaq me ministren Hykimete Bajrami më 26 tetor.

Konferenca e tetorit e Mustafes me ministrat e tij, ishte ndër të rrallat që ai organizon për të shpalosur punën që bëjnë ministrat e qeverisë, shkruan lajmi.net.

Kryeministri Mustafa në muajin korrik të vitit 2015 kishte filluar të mbajë konferenca për media ku së bashku me udhëheqës të dikastereve të ndryshme për të shpalosur siç kishte thënë ai, realizimin e prioriteteve të Qeverisë së Kosovës. Konferencën e parë të tillë kryeministri e kishte mbajtur më 24 korrik 2015, me ministrin e Financave Avdulla Hoti.

Në këtë konferencë Mustafa kishte thënë se do të vazhdohet edhe me konferenca të tjera për të informuar opinionin për zhvillime tjera.

“Në ditët në vijim, opinioni publik dhe mediat do të informohen edhe për çështjet e tjera të rëndësishme aktuale”, ishte shprehur Mustafa.

Pas kësaj konference me Hotin, Mustafa kishte mbajtur edhe dy të tjera një me ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami më 6 gusht 2015 dhe me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci më 13 gusht 2015.

Që nga kjo kohë e deri më 26 tetor ku së bashku me ministren Hykmete Bajramin prezantuan raportin e Bankës Botërore, Mustafa nuk ka mbajtur konferenca të tilla “promovuese”, ndonëse në deklarime të ndryshme shprehet se ka suksese në të gjitha dikasteret.

Në Qeverinë e Kosovës nuk kanë dhënë ndonjë sqarim se pse nuk është vazhduar me konferenca të tilla.

Afër dy vite mandat të “Qeverisë Mustafa”, nuk ka pasur ndonjë vlerësim të punës as nga vet Qeveria.

Lëvizja “Fol” kishte monitoruar realizmin e zbatimit të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë së Kosovës për vitin 2015.

Të gjeturat e “Fol” përmes platformës “Isa Metri”, nga monitorimi i 18 institucioneve kishin dal se nga 128 aktivitete sa kanë qenë të parapara për periudhën janar-prill 2015, vetëm 56 sosh janë realizuar, ndërkaq 70 aktivitete kanë mbetur të papërfunduara në afatin e përcaktuar kohor.

Ky monitorim kishte nxjerr rezultate ku shumica e dikastereve qeveritare nuk kishin arritur të përmbushnin realizimin e aktiviteteve të parapara.  E vetmja ministri më të cilin Mustafa mund të mburrej ishte ajo e Financave e drejtuar nga  Avdulla Hoti, bashkëpartiak i kryeministrit, që kishte realizuar të gjitha aktivitetet.

Ndërsa ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Punës dhe Mirëqenies Sociale sipas “Fol”, nuk kanë realizuar asnjë aktivitet gjatë kësaj periudhe kohore. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme