Na duhet mbledhja e qeverisë para se të tregojmë këto raste. Dy rastet e para janë një 20 vjeçare dhe tjetri 70 vjeçar” tha Kurti.

Më tej Kurti foli edhe për takimin me Presidentin Hashim Thaçi ku tregoi se për shkak të situatës së koronavirusit, nuk i kanë shtrënguar duart.

Takimi që kisha sot me presidentin ishte një takim pa shtrëngim duarsh. Një takim i cili filloi me diskutimin për situatën me koronavirus dhe përfundoi me ndërprerjen me lajmin për koronavirusin.

U dakorduam të takohemi në mënyrë që të komunikojmë dhe bashkëpunojmë sa i përket politikës së jashtme. Takimi ka pasur një seri temash që prej minishengenit deri tek dialogu në Bruksel, në Washington, etj.”, deklaroi Kurti.