Konfirmohet ftesa e Speciales për Sokol Bashotën

Kryetari i Degës së PDK-së në Klinë, Sokol Bashota është ftuar nga Gjykata Speciale.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i PDK-së Kadri Veseli, përmes një postimi në Facebook.

Ai ka reaguar për ftesat e reja të Speciales të cilat erdhën për ish-zëdhënësin e UÇK-së, Jakup Krasniqi dhe për ish-anëtarin e Shtabit të Përgjithshëm, Sokol Bashota, derisa ftesat i ka quajtur goditje për UÇK-në dhe luftën e tyre

Koha.net ka provuar të marr konfirmim nga Bashota lidhur me këtë, por ai nuk është përgjigjur.

Kujtojmë se Sokol Bashota në maj është shpallur fajtorë për deklarim të rremë të pasurisë nga Gjykata e Pejës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme