Konfirmohet identiteti i personit që ka djegur Qendrën Kulturore bullgare në Manastir

Një 34-vjeçar nga Manastiri është personi që ka djegur klubin bullgar “Vanço Mihajlov” në Manastir.

“Me kënaqësi ju njoftoj për zbardhjen e shpejtë dhe efektive të rastit të para tri ditësh (04.06.2022) me rastin penalo-juridike – zjarri në qendrën “Ivan Mihajllov” në Manastir, i cili tashmë është zbardhur dhe kemi një person të arrestuar i cili ka pranuar veprën.

Është punuar ditë e natë për gjetjen e autorit, janë marrë parasysh të gjitha provat dhe pas bisedave zyrtare në ditët e kaluara mbrëmë me urdhër të gjykatës është kontrolluar në dy lokacione të shfrytëzuara nga L.A. (34) nga Manastiri, ku janë gjetur dhe konfiskuar sendet që kanë të bëjnë me veprën penale, pas së cilës personi është arrestuar.

Ne kemi treguar edhe një herë se pushteti i vetëm që ka çdo shtet ligjor është pushteti për të shtypur krimin. As në këtë segment nuk ka “falje”, nuk ka persona të mbrojtur – të gjithë janë të barabartë para ligjit, dhe kushdo që ka gabuar – duhet të mbajë përgjegjësi!”, njofton ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme