Konfirmohet lajmi i portalit Sakte.net, Çollaku dorëhiqet nga posti i ministrit

Ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku, këto ditë do të largohet nga posti i të parit të ministrisë pasi vlerëson se misioni i tij është përmbyllur.

Në një intervistë për Kohavisionin, Çollaku ka theksuar se puna e tij si ministër i Integrimeve ka përfunduar në momentin që LIBE delegoi çështjen e vizave në Parlamentin dhe Komitetin Evropian e që sipas tij është nota e dytë pozitive pas misionit të parë që ishte nënshkrimi i MSA-së.

Ai ka theksuar se do t’i bashkohet kabinetit të Presidentit Hashim Thaçi si këshilltar i tij i parë dhe se beson e shpreson se Ministria e Integrimeve do të vazhdojë punën e saj pa iu nënshtruar fuzionit.

Portali Sakte nga burime brenda kryeministrisë raportoi i pari se ministri Collaku do të jep dorëheqje, ndërsa kjo do të shënojë edhe fillimin e riformatimit të qeverisë Mustafa./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme