Konfirmohet nga Mbappe letra dërguar PSG-së, tregon planin e tij për sezonin e ri

Mbappe konfirmon letrën dërguar PSG-së, tregon planin e tij për sezonin e ri.

Kylian Mbappe ka konfirmuar se i ka dërguar letër Paris Saint-Germainit për ta njoftuar se nuk do ta rinovojë kontratën aktuale.

Anësori francez është i lidhur me kampionin e Francës deri në qershor 2024, ndërsa e ka pasur të përfshirë edhe opsionin për vazhdimin e kontratës edhe për një vit tjetër.

Ditë më parë mediat raportuan se ai i ka dërguar letër klubit për ta njoftuar se nuk do ta shfrytëzojë atë opsion, ashtu që mbeten dy opsione që PSG ta shesë tani ose të largohet në fund të sezonit të ardhshëm me parametrat zero.

Në një konferencë për shtyp ndërkohë që ndodhet i grumbulluar me përfaqësuesen e Francës, Mbappe nuk ka mundur t’i shmanget situatës së tij në nivel klubi.

“Sinqerisht, nuk kam menduar se do ta ofendoja dikë. Vetëm dërgova një letër, por ka qenë kohë më parë, jo gjatë pushimit për ndeshjet e përfaqësueseve. Nuk e dija se një letër mund ta vrasë dikë. Është thjesht një letër”.

“Njerëz, nuk ka asgjë për të shpjeguar. Njerëzit mund të flasin, kritikojnë… Unë e di çfarë bëj, pse e bëj dhe pse e them atë që them. Njerëzit nuk i kanë të gjitha informatat”.

“Nuk më interesojnë reagimet. Nuk kam nevojë të shpjegoj pse. I kam arsyet e mia. Opsioni im i vetëm tash është të qëndroj te PSG, veçmë e kam thënë këtë. Planifikoj të jem këtu kur sezoni të fillojë”.

“(Presidenti i Francës) Emmanuel Macron nuk do të ketë ndikim për të ardhmen time. Ai shpreson që të qëndroj te PSG dhe unë dua të qëndroj, kështu… jemi të të njëjtit mendim”, ka thënë mes tjerash Mbappe.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme