Kamioni i cili dje me datë 7 Mars 2019, terrorizoi qytetin e Gjilanit, nuk kishte regjistrim – leje qarkullimi. Një papërgjegjësi e plotë e kompanisë, pronë e së cilës ishte kamioni transportues, dhe e cila në një deklaratë për publikun kishte thënë se mjetit transportues i kishin bërë të gjitha kontrollet e nevojshme.
Sipas informacioneve zyrtare, kamioni nuk kishte regjistrim që nga viti 2017(2016), dhe se nga polica janë thirrur në deklaratë edhe pronarët e kompanisë, por të cilët nuk janë paraqitur fare.
Nga aksidenti mbeti një i vdekur, dhe dhjetëra të lënduar. Për momentin tre persona gjinden nën trajtim intensiv në QKUK, ku njëri prej tyre është në gjendje mjaft të rëndë shëndetsore. Mësohet se deri tek aksidenti erdhi për shkak të prishjes së sistemit frenues të mjetit transportues, njofton Info.Gjilan.
Sipas deshmitareve kamionit i eshte prishur sistemi i frenimit tek super market “Geti”, me ç’rast shoferi kamionit kur kishte mberritur tek salla e sporteve kishte hapur dritaren duke ju bertitur njerzve qe te largohen se nuk mundet të frenojë. Që nga stacioni autobusave kamioni kishte marre hov duke goditur e rrokullisur vetura dhe krejt në fund ishte perplasur tek rrethi përballë hotelit “Kristal”.