Konfiskohen 50 kilogramë marihuanë, arrestohen dy persona

E martë 01 Nëntor 2016 – Sakte.net

Policia ka konfiskuar 50 kilogramë marihuanë gjatë një operacioni në fshatin Lluzhan të Podujevës dhe ka arrestuar dy të dyshuar për ‘blerje, posedim, shitje ose shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’

Sipas policisë gjatë kontrollimit të veturave në këtë fshat është ndaluar një veturë me targa vendore të cilën e ngiste një mashkull.

“Pas kontrollit të veturës janë gjetur tri valixhe dhe dy thasë najloni të zi me 45 paketime të cilat ishin të mbushur me substancë të dyshuar narkotike marihuanë, me sasi rreth 50 kg”.

Më pas është arrestuar edhe një shtetas mashkull nga Shqipëria i cili dyshohet se është i përshirë në këtë rast.

Me vendim të prokurorit kompetent të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit pre 48 orëve, transmeton Klan Kosova