Konfiskohen 98 mijë euro në pikën kufitare të “Bogorodicës”, kjo është arsyeja

Inspektorët e ekipeve mobile të Drejtorisë Doganore kanë konfiskuar 98.000 euro nga një shtetas i Maqedonisë, i cili në vendkalimin kufitar Bogorodicë ka tentuar t’i nxjerrë jashtë shtetit ilegalisht.

“Më datë 26.07.2023, rreth orës 21:00, autobusi me targa të Turqisë, i cili qarkullonte në linjën e rregullt Gostivar – Stamboll, është paraqitur për dalje nga shteti. Gjatë kontrollit të autobusit dhe të pasagjerëve, në çantën personale të njërit prej pasagjerëve, inspektorët doganor zbuluan 4 pako të padeklaruara të mbështjella me najlon të zi dhe shirit ngjitës, me gjithsej 100.000 euro. Sipas Ligjit për punë devizore, udhëtarit i janë kthyer 2000 euro – shumë që një banor mund ta nxjerrë pa e deklaruar, ndërsa 98.000 euro të mbetura janë konfiskuar përkohësisht”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Drejtoria e Doganave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme