Sot në ora 06:00, njësitet policore të stacionit Veriu në Prishtinë, në bashkëpunim me Njësitin e Reagimit të Shpejtë kanë ndërmarrë një operacion bastisjeje në fshatin Koliq të Prishtinës, ku me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata themelore–Prishtinë është bërë bastisja e një shtëpie dhe objekteve përcjellëse.
Në atë lokacion zyrtarët policorë kanë gjet dhe sekuestruar: dy armë automatike AK 47; dy pushkë gjuetie; një armë e gjatë Karabinë me Dylbi 8×57; një pistoletë e tipit TT; 425 fishekë të armës së gjatë AK 47; 68 fishekë të armës së gjuetisë; 14 fishek të armës së shkurtë TT; një karikator i armës së shkurtë TT; 7 fishek të armës Karabinë; dy dylbi për vendosjen në armë të gjatë; tre karikatorë të armës së gjatë AK47; dy rrash për mbajtjen e municionit; një thikë; 57 krehër për municion; 7 mjete për pastrimin e armëve etj.