Konfiskohen rreth 30 mijë euro në kufirin Maqedoni-Kosovë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare Hani i Elezit, respektivisht në kufirin me Maqedoninë e Veriut janë kapur rreth 30 mijë euro të padeklaruara. Nga Dogana e Kosovës kanë njoftuar se paratë tentoheshin të futeshin në Kosovë nga Maqedonia. Në komunikatën për media nga Dogana e Kosovës thonë se të gjitha paratë janë konfiskuar dhe rasti ka shkuar për hetim të mëtejmë.

“Në pikë kalimin kufitar të Hanit të Elezit kapen mjete monetare të padeklaruara. Oficerët doganor kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme të mjeteve monetare të cilat përmes një automjeti të udhëtareve tentuan të futen në Kosovës pa deklarim. Një automjete që vinte nga Maqedonia është sekuestruar për kontroll dhe gjatë kontrollit të hollësishëm në anën e djathtë në sirtar janë hasur ne tre qese, pas hapjes se te njëjtave janë gjetur mjete monetare të padeklaruara në vlere totale prej 28,310.00 euro. Të gjitha mjetet janë konfiskuar si dhe rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme. Dogana fton qytetarët që të lajmërojnë rastet e kontrabandës dhe korrupsionit 080050095”, thuhet në komunikatën për media nga Dogana e Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme