Navalny do të padisë burgun sepse nuk po e lejojnë që ta mbajë Kuranin

nga:V R
Lideri opozitar rus, Alexei Navalny, ka thënë se do ta padisë burgun ku po mbahet për shkak se nuk ia lejuan ta mbante Kuranin, të cilin ai kishte synim ta studionte derisa po shërbente jashtë Moskës.

Navlany ka qenë në grevë urie për dy javë në shenjë proteste pse zyrtarët e burgut refuzuan që mjekët ta ekzaminojnë pasi ai kishte dhimbje të forta të shpinës dhe këmbëve.

Por ai tha të martën në një postim në Instagram se padia e tij e parë kundër zyrtarëve të burgut kishte të bënte me librin e shenjtë mysliman, shkruan AP.

 

“Çështja është se ata nuk po më japin Kuranin tim. Dhe kjo më shqetëson ”, tha Navalny, duke shtuar se studimi i Kuranit ishte një nga disa qëllimet e vetëpërmirësimit që ai ia vuri vetes derisa ishte në burg.

“Librat janë gjithçka e jona dhe nëse duhet t’i padis për të drejtën time për të lexuar, atëherë do t’i padis”./Blic