Konflikt mes të rinjsh në Tiranë, plagoset 17-vjeçari

Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur gjatë një konflikti me armë në Fushë Mëzez në Tiranë.

Adoleshenti me iniciale J. H., u plagos në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa është dëmtuar me sende të forta 24-vjeçari me iniciale Z.Q, transmeton atsh.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 në rrugën “Lisi”.

“Dyshohet se autor i dyshuar i plagosjes me armë zjarri në këmbë të 17-vjeçarit dhe dëmtimit të 24-vjeçarit është shtetasi I. E., ku po punohet për kapjen e tij”-raporton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme