Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit në një azil privat për të moshuarit në Tiranë, ku një 78 vjeçar ka vrarë me bastun shokun e tij të dhomës.
Raportohet se rasti ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit.
Sipas burimeve, konflikti ka nisur për një nga krevatet e dhomës së tyre, për të bërë që 78 vjeçari të vriste shokun e tij.
Autori i ka thënë 82 vjeçarit “Përse më ke zënë krevatit”, e më pas e ka goditur disa herë me bastun në kokë dhe në disa pjesë të trupit.
I moshuari ka ndërruar jetë në vend.
Ndërkohë 78 vjeçari është arrestuar nga Policia e Tiranës.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.