Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin e shtetit të Katarit, jorezident në Republikën e Kosovës, Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dosari.
Kryetari Konjufca, me këtë rast, ka uruar ambasadorin Al Dosari për detyrën dhe ka vlerësuar lart marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy shteteve tona.
Po ashtu kryetari i Kuvendit shprehu mirënjohje për Shtetin e Katarit, për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
Duke e falënderuar Konjufcën për pritjen, ambasadori Al Dosari ritheksoi vazhdimin e përkrahjes së vendit të tij për Kosovën.
Kryetari Konjufca dhe ambasadori Al Dosari shprehën gatishmërinë për avancimin e raporteve miqësore dhe zgjerimin e mundësive të bashkëpunimimit në fusha të ndryshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Katarit.
© SYRI.net