Konjufca: Foto ku Hashimi i tregon Shpendit e Fatmirit çka me bo, tregon gjithçka për dialogun

Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjifca ka folur për projektligjin për dialogun i cili po diskutohet në këto momente në Kuvend.

Konjufca ka thënë se Kosovës nuk i duhet një ligj që ia hap rrugën Thaçit që ta shes territorin e Kosovës

Ai ka thënë se Kosovës i duhet një ligj që ia ndalon Thaçit të diskutojë për territorin.

Konjufca ka thënë se është shumë e qartë që Ekipi Negociatorë nuk ka asnjë rol e as fuqi në dialog.

Madje ka thënë se fotografia që më së miri e dëshmon këtë fakt është ajo ku Hashim Thaçi i jep instruksione Fatmir Limajt dhe Shpend Ahmtit.

Ai ka thënë se aty ska nevojë as për lajm e as për fjalë, është e qartë se kush udhëheq dialogun dhe kush është vartës i tij

“Ajo fotografi ku Thaçi i tregon Shpend Ahmetit dhe Fatmir Limajt se çka duhet të bëjën, ska nevojë për lajm” ka thënë Konjufca

Ai ka bërë të qartë se VV nuk e voton këtë projektligj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme