Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se Qeveria është e obliguar që të vijë në seancën e jashtëzakonshme pasi votohet prej Parlamentit e ka relacion të llogaridhënies.
Me kërkesë të opozitës Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot ka caktuar seancë të jashtëzakonshme në ora 12:00 për debatuar rreth “parimeve programore të Qeverisë së Kosovës 2017-2021”.
“Qeveria e ka obligim të vijë në seancë, meqë votohet prej Parlamentit dhe ka relacion të llogaridhënies. Nëse refuzon të vijë na tregon se si synojnë të qeverisin”, ka thënë Konjufca, raporton Koha Ditore.
Kurse Avdullah Hoti, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, ka thënë se, “kryetari i Kuvendit dje bëri cirk duke mos lejuar të zhvillohet debati”.