Konjufca: Qeveria Haradinaj po e mbron Rikalon sepse po u rrezikohet pushteti

Glauk Konjufca, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se ekziston një problem që Qeveria aktuale nuk po bën ballë të shkarkojë Ministrin e Bujqësisë Nenad Rikalo.

Sipas tij Qeveria Haradinaj është bërë avokat ndaj Ministrit Rikalo pasi shkarkimi i tij pavarëissht akuzave të qytetarëve të lagjes ”Dardania” ndaj tij, e rrezikon themelimin e qeverisë aktuale, transmeton Klan Kosova.

”Shkarkimi i Nenad Rikalos e rrezikon vet themelin e kësaj qeverie. Ky është problemi, pse nuk e thoni hapur. Ju nuk e mbroni Rikalon pse doni e pse keni qejf”.

”Shumica prej juve jeni të familjeve që kanë dhanë shumë për këtë vend, por shumica prej juve e mbroni për pushtetin”.

”Besoni që mos të ishit në pushtet do i thonit të njëjtat fjalë që po i them unë sot, a e dini pse jo që po spekuloj, por e dini shumë mirë që Jabllanoviqi është rrëzu për një fjalë goje”.

”E ky është i akuzuar, ai ka akuza. E është drejtësia që merret me atë çështje”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme