Kandidati për kryetar të Komunës së Strugës, Ziadin Sela gjatë debatit “Jeta në Maqedoni” është munduar ta përbuzë kundërkandidatin nga Lëvizja BESA, Lavdrim Elmazi, duke u shprehur se nuk e din pse ai ka kandiduar kur nuk ka gjasa përballë figurës së tij. Në ndërkohë, një sërë problemesh janë akumulluar në qeverisjen e Ziadin Selës, si problemi me mbeturinat, mungesa e ujit të pijshëm, mospasja investime të cilat në vazhdimësi nga ish kreu i Strugës Ziadin Sela janë arsyetuar me bllokime nga qeverisja e nivelit qendror./Sakte.net



