Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se rrënjët e vërteta të UÇK-së janë në luftën heroike e të lavdishme të Jasharëve kundër okupatorit serb.
Ai ka thënë se pas luftës heroike dhe pas flijimit të 59 anëtarëve të familjes Jashari, UÇK u bë i gjithë populli i Kosovës.
“Rrënjët e vërteta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë në luftën heroike e të lavdishme të Jasharajve kundër okupatorit serb. Jemi këtu për të nderuar Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sepse pas kësaj lufte heroike dhe pas flijimit të 59 anëtarëve të familjes Jashari UÇK u bë i gjithë populli i Kosovës. Bashkësia ndërkombëtare lëvizi dhe e kuptoi më mirë dhe më drejtë luftën tonë të domosdoshme e cila ishte luftë mbrojtëse dhe luftë për çlirim prej pushtuesit serb”, tha Konjufca.
Ai tha se për popullin e Kosovës familja Jashari mbetet një ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë e Kombit shqiptar.
“Për popullin e Kosovës kjo padyshim që mbetet njëra prej ngjarjeve më të rëndësishme në historinë e Kombit shqiptar prandaj do të nderohet dhe kujtohet gjithmonë”, tha Konjufca./Reporteri/