Konjufca ka thënë se rënia e BDI-së dhe PDK-së dhe veprimtaria e tyre thuajse ka qenë e ngjajshme, duke shtuar se: “Ata e humbin mbështetjen dhe kjo pastaj reflektohet në qeverisje, nuk ka llogaridhënie, përgjegjësi, skandalet janë shumë të shpeshta kundër dorëheqjet shumë të rralla. Edhe këtu edhe në Kosovë drejtësia shndërrohet në një lloj strehimi ku mund të strehohen. Kur qytetarët i shohin gjitha këta, këtyre partive ju bie fuqia për arsye se qytetarët tani e shohin se ky model nuk është për ta. Kjo ju ka dhënë një shanc disa subjekteve siç është Lëvizja Besa e cila nuk ka marrë pjesë në zgjedhje asnjëherë dhe herën e parë që kandidon e merr gjysmën e deputetëve të BDI-së”, tha deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca në emisionin “Rruga drejt”.