Shefi i grupit parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur rreth përgjimeve që po i publikon gazeta online Insajderi.
Ai gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se, nëse je pijun i Adem Grabovcit, nuk duhet të kesh gajle, pasi që ai i gjen punë.
“Nëse je pijun i Adem Grabovcit dhe shërbëtor i tij, mos ke gajle se punë ke me gjetë gjithqysh. S’ka lidhje a ke ‘kunkuru’, edhe nëse nuk ke ‘kunkuru’, pa e ditë ti hiq, shefi i shefave të shtin në konkurs. S’ka lidhje edhe nëse në rend je i 15-i, nuk është me rëndësi as a din apo nuk din, as a një profesionalist. Edhe nëse je i fundit, ki me dalë i pari. Nuk është nevoja bile as m’i ditë ku ki me punu, nuk është e thënë as me ia ditë emrin institucionit ku ki me punu. Po pse m’i ditë, s’ika nevojë, e din shefi i shefave ku të shtin, sepse aty ka nevojë më shumë partia”, ka thënë Konjufca.
“Adem Grabovci të bënë edhe prokuror të shtetit, me dashtë. Adem Grabovci e rregullon drejtësinë. Me fjalë tjera – e kënaqë krejt”, ka shtuar më tej ai.
“Ky shtet aktual është privatizuar nga klani ‘Pronto’. Këta njerëz bëjnë çka të dojnë, përtej ligjeve, kushtetutës dhe përtej të gjithave”, ka vazhduar Konjufca me fjalimin e tij.
“Veseli njëherë pati thënë se, çkado që keni për neve çoni të prokurori. Të cili prokuror m’i qu, të Bahri Hyseni a? Po m’i qu provat të Bahri Hyseni është sikur m’i qu cjapin të kasapi”, ka thënë ai./Insajderi.com