Kryeparlamentari i vendit, Glauk Konjufca, thotë se ushtria jonë po rritet e po forcohet çdo ditë e më shumë në Kosovën sovrane e demokratike.
Konjufca në ceremonin e 311 rekrutëve të rinj tha se rruga që kaloi vendi deri në formimin e shtetësisë nuk duhet të harrohet, njofton Klankosova.tv.
“Gjithsej 840 ushtarë të rinj iu bashkuan ushtrisë tonën ë këtë proces ndërsa nga viti i kaluar 1230 ushtarë e morën këtë detyrë të shenjtë e të lavdishme”.
“Ushtria jonë po rritet e po forcohet në Kosovën sovrane e demokratike, ushtria është e shtetit e shteti është i popullit. Por, për të lindur këtë shtet u dashtë shumë mund, e përpjekje që kulmoi me luftën e drejtë dhe largimin e okupatorit serb. Liria jonë e shenjtë i ka rrënjët në këtë luftë të lavdishme” tha Konjufca.
Konjufca, mes tjerash, tha se si popull gjithçka kemi arritur me miqtë e çmuar, me ShBA-në e shtetet tjera evropiane e perëndimore.