Konjufca: Vetëvendosje po bisedon për koalicion me Pacollin

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se partia e tij ka nisur bisedimet për koalicion të mundshëm.

Konjufca ka bërë të ditur se Vetëvendosje, që udhëhiqet nga Visar Ymeri, është në bisedime me Aleancën Kosova e Re të Behgjet Pacollit, dhe me partinë Alternativa, që është bashkëthemeluar nga Mimoza Kusari dhe Ilir Deda.

“Me LDK’në nuk ka kurrfarë procesi negociator, me PDK’në jo se jo, ndërsa me AKR’në dhe me Alternativën jemi në bisedime dhe po i shohim të gjithë alternativat”, ka thënë Konjufca në RTV Dukagjini.

Konjufca ka thënë se të gjitha sondazhet që po bëhen e nxjerrin Vetëvendosjen ose në vendin e parë, ose në të dytin, përgatiti Express. (b.an)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme