Konsulli në Strasbourg hapur mbështet PDK-në

Është konsull në Strasbourg, por Edon Canën e preokupojnë zgjedhjet në një komunë të vogël të Kosovës.

Dhe, veç kësaj, edhe zhvillimet e brendshme në disa shtete të Evropës, shkruan sot Koha Ditore.

Nëpërmjet një qarkoreje, stafit të misioneve diplomatike i ndalohet që publikisht t’i prezantojë qëndrimet personale politike. Kjo nuk ka paraqitur problem për Canën.

Nëpërmjet qëndrimeve të shprehura në rrjetet sociale, ai është vënë në krah të Partisë Demokratike në garën për kryetar të Drenasit.

Po kështu, edhe në krah të kryeministrit italian, Matteo Renzi, dhe të presidentit të ri austriak, Alexander Van der Bellen. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

© KOHA.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme