Konsultat “zvarritëse” të Thaçit

Konsultimet e ftuara nga presidenti, Hashim Thaçi, me partitë politike për caktimin e seancës konstituive janë konsideruar të panevojshme, që kanë për qëllim zvarritjen e krijimit të institucioneve, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo pasi konsultimet e presidentit me partitë në këtë fazë nuk parashihen me Kushtetutë. Thaçi përgatiti ftesat për partitë politike pas takimeve që zhvilloi me zyrtarë të PDK-së, paraditen e së mërkurës në njërën nga kafenetë e kryeqytetit. Por asnjëra prej partive politike nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht shkuarjen në takimin e Thaçit.

Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni LAA kanë thënë se në momentin kur iu arrin ftesa do të vendosin për pjesëmarrje ose jo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme